Tre futbollistë të Portsmouthit kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus, ka njoftuar të shtunën klubi anglez.
Klubi ka thënë se rezultatet që arritën të premten mbrëma kanë treguar se James Bolton, Andy Cannon dhe Sean Raggett janë të prekur nga virusi.
Lojtarët janë të izoluar ndërsa kanë shfaqur pak simptoma. Sipas njoftimit të klubit ata janë në disponim të mirë dhe shumë të qetë.
Klubi ka testuar të gjithë lojtarët dhe stafin, ndërsa gjysma e rezultateve nuk janë pranuar ende.
Artikuj të ngjashëm
-
Një lojtar i Bournemouthit me koronavirus
-
Gjashtë persona në Premier League preken nga koronavirusi
-
Lojtari i Brightonit i prekur nga koronavirusi është në gjendje të mirë
-
Një lojtar i Brightonit preket nga koronavirusi
-
Klubi i Premier Leagues teston gjithë lojtarët pasi tre prej tyre tregojnë simptoma të koronavirusit