Një futbollist i skuadrës angleze, Brighton, është diagnostikuar me koronavirus, është bërë e ditur të enjten.
Klubi i Premier Leagues nuk ka bërë të ditur emrin e lojtarit. Shefi ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, ka treguar se tre futbollistë janë testuar pasi kanë shfaqur simptoma të Covid – 19, ndërsa rezultati i njërit prej tyre doli pozitiv.
“Kemi tre lojtarë të testuar, ndërsa njëri ka rezultat pozitiv. Nuk testojmë lojtarët rregullisht, vetëm kur shfaqin simptoma”, ka thënë Barber.
Ai ka theksuar se gjendja e lojtarit është e mirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lojtari i Brightonit i prekur nga koronavirusi është në gjendje të mirë
-
Dyshohet se një anëtar i Liverpoolit ka rezultuar pozitiv me COVID-19
-
Një futbollist i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirusin e ri
-
Një rast i ri me koronavirus në Premier League
-
Premier League raporton një rast pozitiv me koronavirus në raundin e fundit të testimeve