Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donovan Mitchell testohet pozitiv për koronavirus

Foto: Reuters

Ylli i Utah Jazzit në NBA, Donovan Mitchell, ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus, sipas ESPN-së.

Mitchell doli pozitiv në testet pak pasi bashkëlojtari i tij Rudy Gobert po ashtu doli pozitiv duke bërë që NBA të pezullojë ndeshjet deri në një vendim tjetër.

Mitchell sivjet pati mesatare prej 24 pikësh për ndeshje, katër kërcimesh e katër asistimesh.

Artikuj të ngjashëm