Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Andy Murray rezulton pozitiv me koronavirus

Tenisti i famshëm botëror Andy Murray ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 duke vënë kështu në dyshim planet e tij për të marrë pjesë muajin e ardhshëm në Austrialia Open.

Kampioni i dyfishtë i Wimbledon i cili ishte gati të nisej për në Melburn brenda 36 orësh është detyruar të karantinohet dhe izolohet në shtëpinë e tij në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Murray shpreson se do t’i lejohet të udhëtojë më vonë për në Australi ndonëse ka simptoma të lehta të virusit.

Australian Open do të nisë më 8 shkurt të këtij viti.