Tenisti i famshëm spanjoll Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar BBC.
Nadal ka rezultuar pozitiv pasi është kthyer nga Mubadala World Tennis Championship që u mbajt në Abu Dhabi. Ai ka rezultuar pozitiv në testin PCR të bërë në Spanjë.
“Si në Kuvajt ashtu edhe Abu Dhabi, jemi testuar çdo dy ditë dhe kemi rezultuar negativë. Testi i fundit ishte të premten dhe rezultatin e mora të shtunën”, ka shkruar Nadal në T]itter.
Nadal pësoi të premten nga britaniku Andy Murray. Ishte meç i kthimit për të pas një mungese shkaku i një lëndimi të këmbës.