Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka e Martinez me COVID-19

Leon Goretzka ka pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19, ka njoftuar Bayerni të premten. 25-vjeçari nuk ka telashe shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.

Ditë më parë rezultat pozitiv në testin për koronavirus pranoi edhe Javi Martinez. Edhe Martinez, sipas njoftimit të Bayernit, ka shëndet të mirë.

Dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të Bayernit për ndeshjen ndaj Hoffenheimit që luhet këtë fundjavë.

Alexander Nuebel ka pësuar lëndim të ligamenteve dhe do të mungoj rreth një muaj.