Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi siguron sulmuesin Kalajxhiq

Wolverhapmtoni ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Stuttgartit, Sasha Kalajxhiq. “Daily Mail” ka njoftuar të hënën se Wolvesi ka arritur marrëveshje si me ekipin gjerman, ashtu edhe sulmuesin e Austrisë.

Për kartonin e tij, Wolvesi do të paguajë 25 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari do të firmos kontratë pesëvjeçare.

Kalajxhiq te Wolvesi pritet të prezantohet gjatë kësaj jave. Ai ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2019, ndërsa tek ekipi gjerman u transferua në vitin 2019. Këtë edicion, ai ka tri asistime në tri ndeshje në Bundesligë.

Artikuj të ngjashëm