Wolfsburgu ka siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman Max Kruse.
Skuadra gjermane ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 33-vjeçar të dielën.
Kruse u transferua nga Union Berlini për rreth katër milionë euro. Gjermani ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me Wolsburgun.
Kruse ishte pjesë e Wolsburgut edhe në edicionin 2015/2016.