Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi siguron Kalajxhiqin

Skuadra e Wolverhamptonit ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e sulmuesit Sasha Kalajxhiq, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”.

Bëhet e ditur se Wolvesi është pajtuar të paguajë 18 milionë euro, plus bonuse për sulmuesin e Përfaqësueses së Austrisë.

Kalajxhiq të martën do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, përpara se të zyrtarizohet te Wolvesi.

Ai me ekipin anglez do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

25-vjeçari këtë edicion ka tri asistime në po aq paraqitje në Bundesligë, ndërsa me Stuttgartin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm