Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi prezanton sulmuesin Kalajxhiq

Sulmuesi Sasha Kalajxhiq ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Wolverhamptonit. 25-vjeçari tek ekipi anglez është prezantuar të mërkurën.

Kalajxhiq te Wolvesi është transferuar nga skuadra e Stuttgartit për 25 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Ai me Wolvesin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Kalajxhiq këtë edicion ka regjistruar tri paraqitje në Bundesligë, ku ka bërë tri asistime me fanellën e Stuttgartit.

Ai prej vitit 2020 është reprezentues i rregullt i Austrisë dhe deri më tani ka shënuar katër gola në 15 paraqitje.