Mesfushori portugez, Joao Palhinha, pritet të transferohet në Premier League, te skuadra e Wolverhamptonit, ka njoftuar gazetari italian, Fabrizio Romano të premten.
Sipas tij, Wolvesi është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Sportingun e Lisbonës për shërbimet e Palhinhas.
Ekipi portugez po kërkon 20 milionë euro për 26-vjeçarin që sezonin e fundit ishte ndër mesfushorët më të vlerësuar defensivë.
Palhinha ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2026, kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Portugalisë.