Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stuttgarti favorit për Berishën

Sulmuesi Mërgim Berisha mund t’i bashkohet skuadrës së Stuttgartit në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës. Sajti “Bundesliga” ka njoftuar të martën se Stuttgarti është në negociata të avancuara me Fenerbahçen për shërbimet e Berishës, i cili parimisht ka pranuar transferimin në Bundesligë.

Te Stuttgarti po e shohin Berishën si zëvendësim ideal për Sasha Kalajzhiqin, i cili është transferuar te Wolverhamptoni në Premier League. Stuttgarti thuhet se ka ofruar pesë milionë euro për Berishën, i cili ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitinj 2025.

Sulmuesi 24-vjeçar iu bashkua ekipit turk vitin e shkuar nga Salzburgu, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në një paraqitje në Superligën e Turqisë.

Artikuj të ngjashëm