Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino siguron Vlashiqin

Sulmuesi Nikola Vlashiq do të largohet nga West Ham Unitedi për ta vazhduar karrierën në Serie A. Vlashiq do të transferohet te Torino, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me West Hamin për kroatin, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sports”.

Vlashiq do të huazohet për një vit te Torino, me opsionin e blerjes së kartonit të tij për 20 milionë euro.

Ai gjatë ditës pritet t’i kryejë kontrollimet mjekësore te Torino përpara se të zyrtarizohet.

24-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua West Hamit nga CSKA Moska për 30 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026.