Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vlashiq mbetet te Torino

Sulmuesi Nikola Vlashiq do të mbetet te skuadra e Torinos edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttosport” ka njoftuar të premten se Torino ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kroatit pas paraqitjeve të mira që ka treguar në xhirot e para të futbollit italian.

Vlashiq u huazua te Torino këtë verë nga West Ham Unitedi dhe ekipi italian ka të drejtën e blerjes së tij për 22 milionë euro. Te Torino kanë marrë vendim për ta bërë Vlashiqin blerje të përhershme dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet së shpejti.

24-vjeçari ka shënuar tri gola në gjashtë paraqitje në Serie A, ndërsa me West Hamin ka kontratë deri në vitin 2026.