Sport

Wolvesi pas Origit

Foto: Reuters

Sulmuesi Divock Origi do të largohet nga skuadra e Liverpoolit. Mediumet angleze kanë shkruar të premten se Origi në afatin kalimtar të janarit pritet t’i bashkohet ekipit tjetër nga Premier League, Wolverhamptonit.

Në fakt, Wolvesi tashmë ka përgatitur ofertën për Origin, të cilin e sheh si zëvendësim ideal për Raul Jimenezin e lënduar.

Origi, 25-vjeçar, këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Liverpooli dhe tashmë ka kërkuar largimin.

Ai këtë edicion, ka shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar një herë. Origi ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024 kurse kampionit të Anglisë iu pat bashkuar në vitin 2014 nga Lille.