Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Origi kërkon largimin nga Liverpooli

Divock Origi e ka kërkuar largimin nga Liverpooli. Sulmuesi belg ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet në janar.

Ai është shprehur i pakënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë edicion nga trajneri Juergen Klopp.

Sipas “Daily Express”, krerët e klubit anglez do të presin ofertat për sulmuesin belg.

26-vjeçari këtë sezon ka shënuar një gol në pesë paraqitje në Premier League.

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm