Wolverhampton është duke planifikuar transferimin e Renato Sanchesit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar “Fichajes” të hënën.
Trajneri i skuadrës angleze, Bruno Lage admiron lojën e futbollistit 24-vjeçar të Lille.
Renato Sanches ka luajtur në të kaluarën në Angli te skuadra e Swanseas.
Lille mund ta lërë Sanchesin të largohet nëse eliminohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
Portugezi me skuadrën e Premier Leagues ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.