Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilshere s’dëshiron të rinovojë me Arsenalin

Jack Wilshere ka refuzuar të rinovojë kontratën me skuadrën e tij aktuale Arsenalin.

Janë drejtuesit e “Topçinjve” që tentojnë t’ia mbushin mendjen anglezit të vazhdojë qëndrimin edhe për disa vite në Londër.

Sipas “The Guardian”, Arsenali i ka ofruar mesfushorit anglez, marrëveshja e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, një rinovim prej 5 milionë eurosh në sezon, por që nuk ka marrë miratimin e lojtarit, transmeton KP.

Për 26-vjeçarin interes të shtuar ka edhe nga ekipet italiane Juventus dhe Milan, që duke parë situatën, mund të transferojnë mesfushorin me parametër zero në afatin kalimtar të verës.