Sport

Arsenali refuzon ofertën e Sampdorias për Wilsheren

Arsenali raportohet se ka refuzuar ofertën prej 6.2 milionë funtesh nga Sampdoria për mesfushorin Jack Wilshere.

Anglezi ka kontratë edhe 12 muaj te klubi londinez dhe nuk dihet akoma nëse do të vazhdojë te “Topçinjtë” pas dështimit sezonin e shkuar duke u huazuar te Bournemouthi.

Sampdoria kishte ofruar 6.2 milionë funte për 25-vjeçarin, por “Di Marzio” raporton se Arsenali ka refuzuar ofertën.

Sipas këtij raportimi Arsenali është në gjendje të shesë Wilsheren, por kërkon së paku 9 milionë funte.