Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antalyaspor konfirmon interesimin për Wilsheren

Antalyaspor është në bisedime me Arsenalin për transferimin e mesfushorit Jack Wilshere.

Klubi turk ka konfirmuar se është interesuar për mesfushorin anglez, i cili ka vetëm edhe 12 muaj deri në fund të kontratës së tij me “Topçinjtë”.

“Kemi kërkuar dhe jemi në bisedime me Arsenalin, por ata kërkojnë shumë për Wilsheren. Do të jetë e vështirë”, ka thënë presidenti i klubit Ali Safak Ozturk.

Javën e shkuar u raportua se Arsenali ka refuzuar ofertën prej 6 milionë eurove nga Sampdoria.