Jack Wilshere me një postim në Instagram ka konfirmuar largimin nga Arsenali.
Edhe pse nuk ka vendosur për klubin e ri, 26-vjeçari anglez ka bërë të ditur se do të largohet nga Arsenali pas skadimit të kontratës në fund të muajit qershor.
Ai ka thënë se përkundër bisedimeve të vazhdueshme nuk kanë arritur të merren vesh për qëndrimin e tij te klubi nga Londra.