Jack Wilshere raportohet se është duke menduar largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori gjatë viteve të fundit është përballur me një seri lëndimesh derisa mungoi në parasezon shkaku i rikuperimit nga thyerja e këmbës.
Wilshere sivjet ka bërë tre paraqitje për Arsenalin, por asnjërën nuk e ka luajtur në Premier Ligë.
Sipas “The Times”, mesfushori është duke menduar seriozisht largimin nga Arsenali për të luftuar për një vend në përfaqësuesen e Anglisë në Botërorin “Rusia 2018”.