Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi i shpëton operimit

Georginio Wijnaldum

Mesfushori i Romës, Georginio Wijnaldum, nuk do të operohet pas lëndimit të rëndë që e pësoi dhe do të kthehet në muajin janar, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” dhe “Calciomercato” të premten.

Mesfushori pati thyerje të këmbës javën e kaluar në stërvitje.

Wijnaldumi do të mungojë në Kupën e Botës dhe do të kthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai iu bashkua Romës në formë huazimi nga PSG-ja këtë verë. Ekipi nga kryeqyteti italian e ka opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.

Wijnaldumi ka zhvilluar vetëm 12 minuta në Serie A para lëndimit.

Artikuj të ngjashëm