Mesfushori i Romës, Georginio Wijnaldum, e ka thyer këmbën në stërvitjen e së dielës, dhe tani është në dyshim për të luajtur në Kupën e Botës në Katar.
Mesfushori 31-vjeçar iu bashkua Romës si i huazuar nga Paris Saint-Germaini para dy javësh.
Klubi i Serie A ka thënë se testet mjekësore “kanë konfirmuar prezencën e një frakture në këmbën e djathtë”.
Roma nuk ka njoftuar se për sa kohë Wijnaldumi, fitues i Premier Leagues dhe Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, mund të mbetet jashtë fushës së gjelbër.
Wijnaldumi ka 86 paraqitje për Holandën, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Newcastle Unitedi.
Edhe
Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut
Ai do t’i nënshtrohet edhe testeve tjera mjekësore në ditët në vijim.
Holanda është pjesë e Grupit A në Kupën e Botës që nis më 20 nëntor, bashkë me Senegalin, Ekuadorin dhe Katarin.