Mesfushori Yunus Musah do të largohet këtë verë nga Valencia për ta vazhduar karrierën në Premier League, përcjell të martën “AS”.
Bëhet e ditur se Musah do t’i bashkohet West Ham Unitedit, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me të gjitha palët për transferimin e tij.
Për lirimin e 20-vjeçarit në verë, Valencia tashmë ka pranuar ofertën e West Hamit, që ka firmosur parakontratë edhe me reprezentuesin e SHBA-së. Për kartonin e mesfushorit ofensiv, West Hami do t’i paguajë ekipit spanjoll 30 milionë euro, ndërsa Musah do të firmosë kontratë pesëvjeçare me skuadrën angleze. Musah është pjesë e ekipit të parë të Valencias prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka dy asistime në të gjitha garat.
Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me ekipin spanjoll.