Milani ka arritur marrëveshje me Valencian për sigurimin e shërbimeve të Yunus Musahs.
Amerikani do t’i bashkohet skuadrës “rossonere” në javën e ardhshme, kanë shkruar mediat italiane të dielën. Milani e kishte kërkuar me ngulmim 20-vjeçarin në ditët e fundit, dhe ai pritet të bëhet transferimi i tetë i këtij afati kalimtar veror.
Te Milani tashmë janë transferuar Luka Romero, Marco Sportiello, Christian Pulisiq, Ruben Loftus-Cheek, Noah Okafor, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukëueze. Musah pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me pagë vjetore prej 1.7 milionë eurove në sezon.
Italianët do t’i paguajnë spanjollëve 20 milionë euro dhe një milionë euro tjetër bonus, për shërbimet e amerikanit që ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 108 paraqitje për Valencian.
Te Valencia, Musah ishte transferuar nga Arsenali në gusht të vitit 2019.