Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musah i gatshëm t’i bashkohet Milanit

Futbollisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yunus Musah, raportohet se ka rënë dakord me Milanin dhe po pret që të finalizohet marrëveshja edhe me Valencian. Mesfushori 20-vjeçar mund t’i bashkohet në javët e ardhshme bashkëlojtarit të tij te SHBA-të, Kristian Pulishiq.

“Gazzetta dello Sport’ raporton se Musah do të përfitonte dy milionë në vit te skuadra e Milani. Valencia po kërkon 25 milionë euro për lirimin e futbollistit të talentuar. Klubi italian i ka ofruar 18 milionë euro. Musah me Valencian ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2020.