Mesfushori Yunus Musah mund të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ekipi spanjoll tashmë i ka caktuar çmimin. “AS” raporton të martën se Valencia për ta lënë të lirë 20-vjeçarin po kërkon 40 milionë euro.
Musah po vlerësohet si talent i madh, ndërsa luajti edhe në Kupën e Botës me SHBA-në, ku regjistroi katër paraqitje.
Valencia tashmë ka pranuar oferta nga shumë skuadra, kryesisht të Premier Leagues dhe Serie A.
Musah në vitin 2020 është promovuar në ekipin e parë të Valencias, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë edicion, Musah ka dy asistime në 11 paraqitje në kampionatin spanjoll.