Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musah drejt Anglisë

Mesfushori i Valencias, Yunus Musah, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “AS” raporton të hënën se Musah parimisht ka arritur marrëveshje me Arsenalin, ekip që po negocion me Valencian për lirimin e tij.

20-vjeçari është i gatshëm për të transferuar në kampionatin anglez, por Valencia për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Amerikani po shihet si përforcim i duhur tek Arsenali dhe ekipi nga Londra do të bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë verës.

Musah është zhvilluar në akademinë e Arsenalit përpara se të zhvendoset te Valencia, ku prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë.

Ai ka 2 asistime këtë sezon në 32 paraqitje, ndërsa me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.