Yunus Musah është përforcimi i tetë i skuadrës së Milanit në këtë afat kalimtar. Mesfushori defensiv është prezantuar të premten te Milani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Musah iu bashkua Milanit nga skuadra e Valencias për 20 milionë euro, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 2 milionë eurosh.
20-vjeçari te skuadra e Milanit do ta bartë fanellën me numrin 80 dhe vlerësohet përforcim i rëndësishëm për mesfushën.
Musah ka qenë pjesë e ekipit të parë të Valencias prej vitit 2020, ndërsa ka edhe 24 paraqitje me Përfaqësuesen e SHBA-së.