Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për mesfushorin amerikan

Yunus Musah

Drejtuesit e Milanit po insistojnë në transferimin e mesfushorit defensiv, Yunus Musah, gjatë kësaj vere.

“Marca” raporton të enjten se Milani po vazhdon negociatat me Valencian që po kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e amerikanit.

Musah po pëlqehet shumë nga trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dhe ekipi italian ka ofruar 25 milionë euro plus bonuset për shërbimet e tij. Marrëveshja mes palëve mund të arrihet javën tjetër, duke pasur parasysh se Musah po dëshiron t’i bashkohet Milanit. 20-vjeçari ka debutuar me ekipin e parë të Valencias në vitin 2020, ndërsa edicionin e fundit ka pasur dy asistime në 33 ndeshje kampionale.

Artikuj të ngjashëm