Ekipi nga Premier League, West Ham Unitedi, po synon transferimin e mbrojtësit Joakim Maehle gjatë këtij afati kalimtar. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se West Hami tashmë ka nisur kontaktet me Atalantan për transferimin e danezit.
Thuhet se ekipi anglez ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e tij. 25-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2025, kurse në Itali u transferua në fillim të vitit të shkuar nga Genku i Belgjikës.
Sezonin e fundit, mbrojtësi i krahut të djathtë ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm