Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maehle drejt Anglisë

Mbrojtësi i Atalantas, Joakim Maehle, ka gjasa të mëdha që edicionin e ri të luajë në Premier League. Sipas “Calciomercatos”, interesim për transferimin e tij ka shfaqur skuadra e Chelseat që ka nisur kontaktet me Atalantan.

Është trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, që po insiston për transferimin e danezit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen. 25-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025 dhe Chelsea është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Ai vitin e shkuar iu bashkua Atalantas nga Genku i Belgjikës.