Joakim Maehle është larguar nga Atalanta për t’iu bashkuar Wolfsburgut në elitën e futbollit të Gjermanisë.
Mbrojtësi danez i krahut të majtë largohet nga kampionati italian pas dy vjetëve të kaluar tek Atalanta.
26-vjeçari ka nënshkruar të shtunën kontratën katërvjeçare, deri në vitin 2027. Maehle i ishte bashkuar Atalantas në janar të vitit 2021 nga Genku belg për 10 milionë euro.
Ai zhvilloi 80 paraqitje dhe kontribuoi me katër gola.
“Për mua, lëvizja te Wolfsburgu në Bundesligë është sfidë me të cilën mezi pres të ballafaqohem”, ka thënë ndër të tjera Maehle për faqen zyrtare të klubit.
Artikuj të ngjashëm