Sport

West Hami kërkon mbi 200 milionë euro për Ricen

Krerët e West Ham Unitedit i kanë caktuar një çmim të çmendur për ta lënë të lirë mesfushorin Declan Rice.

Për kartonin e Ricet, i cili po kërkohet me ngulm nga Chelsea e Manchester Unitedi, skuadra e West Hamit po kërkon hiq më pak se 240 milionë euro dëmshpërblim. Mediumet britanike kanë raportuar se drejtuesit e West Hamit e kanë caktuar këtë çmim të lart vetëm për të trembur skuadrat e interesuara për mesfushorin e Anglisë.

Rice 22-vjeçar është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Premier League dhe te West Hami po synojnë ta mbajnë në skuadër sa më gjatë që të jetë e mundur. Këtë sezon, Rice ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime në 26 paraqitje për ekipin nga Londra në të gjitha garat. Ai është produkt i akademisë së West Hamit kurse është pjesë e ekipit të parë prej sezonit 2017/18. Rice ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Me Anglinë, ai ka dy gola të shënuar në 27 ndeshje të luajtura.