Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kërkon mbi 100 milionë euro për Ricen

Declan Rice mund të largohet nga skuadra e West Ham Unitedit pas përfundimit të këtij edicioni por për një çmim të caktuar.

Sajti “TalkSport” ka njoftuar të mërkurën se West Hami për ta lënë mesfushorin Rice këtë verë po kërkon hiq më pak se 116 milionë euro.

Te ekipi nga Londra janë të bindur se reprezentuesi i Anglisë ka një vlerë të tillë pas interesimit të madh kohët e fundit nga Manchester Unitedi, Chelsea, Tottenhami e Manchester City. Rice është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar te West Hami, skuadër më të cilën ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë edicion, Rice ka një gol dhe një asistim në 28 paraqitje në të gjitha garat. 22-vjeçari është produkt i akademisë së West Hamit kurse pjesë e ekipit të parë është prej edicionit 2017/18. Ai në vitin 2019 debutoi për Anglinë dhe deri më tani ka regjistruar dhjetë paraqitje.