Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kërkon 100 milionë euro për mesfushorin Rice

West Ham Unitedi po kërkon të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin Declan Rice, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha angleze. Rice është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Premier League dhe po kërkohet me ngulm nga Chelsea, Manchester Unitedi e Manchester City.

22-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 dhe ekipi londinez është i gatshëm ta lë të lirë gjatë janarit për shumën që tashmë e ka caktuar për mesfushorin.

Rice këtë edicion ka një asistim në katër ndeshje kampionale për West Hamin kurse ka edhe 26 paraqitje dhe dy gola të shënuar për Përfaqësuesen e Anglisë.