West Ham Unitedi ka barazuar me Newcastlen të dielën, në ndeshjen e xhiros së tetë të Premier Leagues, 2:2.
Tomas Soucek kaloi në epërsi West Hamin në minutën e tetë.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë, në minutën e 57-të dhe të 62-të, për epërsinë e mysafirëve. Mesfushori Mohammed Kudus ishte ai i cili i siguroi një pikë vendësve, me golin e minutës së 89-të.
West Hami në tetë ndeshje ka 14 pikë në vendin e shtatë. Në pozitën e tetë është Newcastle me një pikë më pak.