West ham Unitedi ka hapur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Weston McKennie, njofton “Football Insider”.
“Hammers” janë në kontakt me “Bianconerët” për një marrëveshje të mundshme për 23-vjeçarin që iu bashkua gjigantëve italianë nga Schalke verën e vitit të kaluar.
Juventusi është i hapur për shitjen e amerikanit, të cilin te skuadra angleze e shohin si zëvendësues ideal për Declan Rice.
Rice pritet të transferohet te Chelsea ose Manchester United. Me Juventusin ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm