Skuadra e Juventusit i ka caktuar çmimin mesfushorit amerikan Weston McKennie, të cilin do ta nxjerrë në shitje gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Për ta lënë të lirë McKennien, Juventusi po kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim.
Interesim të madh për McKennien tashëm ka treguar West Ham Unitedi, ekip që është i gatshëm ta paguajë shumën që po e kërkon ekipi italian.
23-vjeçari iu bashkua vitin e shkuar Juventusit nga Schalke por nuk ka bindur me paraqitjet e tij deri më tani. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 dhe këtë sezon ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat.