Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werner, i hapur për t'u larguar

Timo Werner nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman e ka lënë të hapur opsionin që mund të transferohet gjatë kësaj vere në ndonjë skuadër tjetër.

“Unë mund të jem i lumtur kudo. Gjëja më e rëndësishme është që jam i lumtur. Jam i lumtur kur luaj dhe shënoj gola. Ky është fakti. Kjo është ajo që duhet të kujdesem dhe gjëra të tjera do të vijnë”, deklaroi Werner.

Sulmuesi gjerman sezonin e shkuar u paraqit në vetëm 21 ndeshje në Premier League.