Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Weah drejt Juventusit

Sulmuesi i krahut, Timothy ëeah ka gjasa të mëdha që prej edicionit të ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit. “FootMercato” ka shkruar të martën se Juventusi është në bisedime të avancuar me skuadrën e Lillet për transferimin e tij.

Mësohet se Juventusi ka ofruar 10 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Serie A. Weah ka kontratë me Lillen deri në vitin e ardhshëm, ndërsa së fundmi ka refuzuar rinovimin e saj me ekipin francez.

Ai është pjesë e Lillet prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Celticu në Skoci. Edicionin e fundit, Weah regjistroi vetëm 2 asistime në 29 paraqitje në Ligue 1.

Artikuj të ngjashëm