Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas sulmuesit Weah

Skuadra e Juventusit po e monitoron nga afër sulmuesin e krahut, Timothy Weah, shkruan “Calciomercato” të enjten. Mësohet se ekipi italian po synon transferimin e 23-vjeçarit në fund të sezonit. Weah është pjesë e Lillet dhe ekipi francez po kërkon rreth 20 milionë euro për lirimin e tij.

Te Juventusi po e shohin reprezentuesin amerikan si përforcim të duhur për repartin e sulmit, pasi mund të luajë edhe si qendërsulmues. Weah në vitin 2019 iu bashkua Lillet nga PSG-ja, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Celticu në Skoci.

Këtë sezon ai ka 2 asistime në 22 paraqitje për ekipin francez, me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Krahas Juventusit, interesim për Weah kanë shfaqur edhe Evertoni e Sevilla.