Juventusi ka konfirmuar transferimin e Timothy Weah nga skuadra e Lilleit të Francës.
Futbollisti i krahut që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kreu testet mjekësore këtë javë dhe transferimi i tij është bërë zyrtar të shtunën.
“Timothy Weah zyrtarisht është bërë lojtar i Juventusit. Amerikani transferohet nga Lille”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.
“Bianconerët” kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur për 10.3 milionë euro që do të paguhen për dy vjet, dhe 2.1 milionë euro do të jenë bonuse për lojtarin.
Weah do të jetë në skuadrën e Juventusit deri në vitin 2028.
23-vjeçari është djali i sulmuesit legjendar të Milanit, George Weah.
Sa ishte pjesë e Lilleit, Weah realizoi tetë gola dhe dhuroi po aq asistime në 107 paraqitje.