Mediat italiane kanë shkruar të enjten se Juventusi e ka përforcuar ekipin me transferimin e futbollistit të krahut të djathtë, Timothy Weah. Timothy është djali i George Weahs, i cili në të kaluarën ka luajtur për Milanin e Paris Saint-Germainin, kurse tani është president i Libisë.
Timothy Weah është 23-vjeçar ndërsa u lind në New York. Ai përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Weah pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Juventusin.
Ai ishte bashkëlojtar me Edon Zhegrovën te skuadra e Lillet në Francë.
“Zonja e vjetër”, sipas mediumeve italiane, do të shpenzojë 12 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.
Në edicionin e kaluar Weah luajti në 32 ndeshje, ndërsa pati dy asistime.