Timothy Weah do të jetë përforcimi i parë i Juventusit në këtë afat kalimtar të verës. “Tuttosport” ka njoftuar të premten se Juventusi ka arritur marrëveshje personale si me futbollistin ashtu edhe ekipin e tij, Lille.
Mësohet se Juventusi do të paguajë 12 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, i cili javën tjetër do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe do të prezantohet tek ekipi italian.
Ai me Juventusin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe mund të luajë si sulmues dhe mbrojtës i krahut të djathtë.
Weah prej vitit 2019 është pjesë e Lillet, ndërsa ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini e Celticu.
Në 32 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar, ai bëri 2 asistime për ekipin francez në të gjitha garat.