Amerikani Timothy Weah nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për një periudhë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit. Skuadra e Juventusit ka njoftuar të hënën se Weah ka dëmtuar muskulin e këmbës së majtë dhe do të duhet të pauzojë të paktën për disa javë.
Weah u lëndua në fitoren 1:0 të Juventusit ndaj Veronës, ndeshje në të cilën u zëvendësua me të përfunduar pjesa e parë. 23-vjeçari iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij edicioni nga Lille dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2028. Në 10 ndeshje të luajtura në kampionatin italian, Weah ka bërë 1 asistim.