Timothy Weah ka gjasa të mëdha ta forcojë sulmin e skuadrës së Evertonit gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Sky Sports” të premten bën të ditur se Evertoni është në negociata me Lillen për transferimin e tij.
Ekipi francez është i gatshëm ta lirojë sulmuesin amerikan nëse merr një ofertë mbi 20 milionë euro.
Tek Evertoni po e shohin 22-vjeçarin si përforcim të duhur për sulmin, pasi trajneri Frank Lampard nuk është i kënaqur me efikasitetin e ekipit të tij.
Weah ka dy asistime në dhjetë paraqitje për Lillen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai para dy vjetësh iu bashkua Lillet nga Paris Saint-Germaini, ndërsa po kërkohet edhe nga Brightoni e Fulhami.