West Bromi ka shkarkuar trajnerin Sllaven Biliq, vetëm një ditë pas barazimit me Manchester Cityn në Etihad.
Klubi barazoi 1:1 të martën në mbrëmje me gjigantin e Premier Leagues, por pavarësisht se mori një pikë të vështirë në Mancheter, Biliq tani është liruar nga detyra e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“West Bromwich Albion ka ndarë sot rrugët me trajnerin Sllaven Biliq. Asistentët Dean Raçunica dhe Danilo Buturoviq, si dhe trajneri Julian Dicks janë larguar po ashtu”, thuhet në njoftim të klubit.
Barazimi me Cityn erdhi pas disa rezultateve të dobëta. Klubi është i 19-i në tabelën e Premier Leagues me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e para.