Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walker ka vetëbesim se do të kthehet për Botëror

Kyle Walker

Kyle Walker ka vetëbesim se do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës në Katar për ta ndihmuar Anglinë.

Ai është operuar pas lëndimit që e mori në derbin e Manchesterit.

“Mendimi im i parë ishte që të jem gati për Anglinë. Kam vetëbesim. Kam kaluar shumë gjëra në karrierë dhe e di trupin tim. E ndiej se mund ta bëj një gjë të tillë, por do të jem me durim”, ka thënë Walker, futbollist i Manchester Cityt.

Mungesa e Walkerit për Botëror do të ishte goditje e rëndë për Anglinë, pasi është një prej lojtarëve kyç në planet e Gareth Southgateit.

32-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në edicionin e ri.

Artikuj të ngjashëm